Haradinaj tregon përsëri që ditën e tërmetit s'ka mundur ta kontaktojë Edi Ramën - Gazeta Express
string(79) "haradinaj-tregon-perseri-qe-diten-e-termetit-ska-mundur-ta-kontaktoje-edi-ramen"

Gazeta Express

05/12/2019 18:05

Haradinaj tregon përsëri që ditën e tërmetit s’ka mundur ta kontaktojë Edi Ramën

Gazeta Express

05/12/2019 18:05

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar se në ditën e tërmetit që goditi Shqipërinë, personi i parë me të cilin ka kontaktuar ka qenë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Kjo pasi sipas Haradinajt me kryeministrin Edi Rama është e pamundur të bisedohet direkt.

Haradinaj ka shtuar se me presidentin Ilir Meta ka komunikim direkt, ndërkaq nëse do të komunikojë me kryeministrin Edi Rama, kjo duhet të bëhet përmes stafit të këtij të fundit.

Lexo Edhe:

“Kam komuniku me presidentin Meta, meqenëse kemi komunikim më të drejtë, më të shpejtë, sepse me kryeministrin duhet me kalu nëpër staf apo me kolegët tjerë. Një numër që e mban kryeministri ai nuk ka komunikim direkt dhe nuk di se si mund të arrish në telefon atë, nuk e di përmes kujt duhet te arrihet është e pamundshme, vështirë është me komuniku me të, ai më duket se nuk mban telefon”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se ka një periudhë të gjatë se nuk ka kontaktuar me Edi Ramën përmes telefonit, e thekson faktin kur i ka dërguar mesazhe në rrjetin social whatsapp, por ai ndonjëherë ia kthyer e ndonjëherë jo.

“Nuk e di për tjerë, por unë e kam një periudhë të gjatë kohore që ka qenë çdo herë vështirë me komuniku, me i shkru në Ëhatsapp ose diçka në të kaluarën ka ndodhë meta kthy ndonjëherë jo, varësisht prej rrethanave”, tha Haradinaj në ABC News, transmeton GazetaExpress.