Haradinaj ngushëllon për Shpat Kasapin: Ishte vullnetar në kampanjat që kërkonin drejtësi për mua sa isha në Hagë - Gazeta Express
string(112) "haradinaj-ngushellon-per-shpat-kasapin-ishte-vullnetar-ne-kampanjat-qe-kerkonin-drejtesi-per-mua-sa-isha-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 16:27

Haradinaj ngushëllon për Shpat Kasapin: Ishte vullnetar në kampanjat që kërkonin drejtësi për mua sa isha në Hagë

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 16:27

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi.

Ai ka thënë se Shpat Kasapi dhe artistë tjerë kanë qenë vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për të sa ishe në Hagë.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme.  Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh, Shpat.”