Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur në Durrës bashkë me një pjesë të kabinetit të tij. Ai në zonën e prekur nga tërmeti është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
“Jemi këtu për t’u dhënë përkrahje të mëtejme për përballimin e gjendjes. Bashkëndiejmë me viktimat dhe vështirësitë që ka Shqipëria. Do të vazhdojmë të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj.
“Kosova ka të gjithë mekanizmat në dispozicion, kuptohet, koordinimi është i nevojshëm. Kosova nuk kursen asgjë, do të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj, njofton A2.
Haradinaj ka thënë se një numër i shqiptarëve të Shqipërisë janë strehuar në Kosovë.
“Kemi një numër të caktuar. Një pjesë e tyre janë në familje private dhe hotele dhe kemi një kamp ushtarak që e kemi hap për strehim. Janë 500 të strehuar aty. Është një ish kamp i forcave gjermane”.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...