Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti për mungesën e tij në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale.
Në një deklaratë për “Kosova Live”, Haradinaj tha se protesta ishte gjithëpopullore, por sipas tij, ndoshta Kurti “nuk e ka ndjerë veten popull”.
“Këto matematikat e Kurtit, sipas të cilave ai zgjedh të mos jetë aty ku është populli, në fund do t’i japin rezultat të keq. Përfundimi do të jetë si i atyre që nuk e kanë përkrahur UÇK-në,” u shpreh Haradinaj.
Ai theksoi se pjesëmarrja në këtë protestë nuk ishte çështje partie apo politike, por një detyrim moral dhe kombëtar.