Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar veprimin e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili hoqi padinë ndaj Haradinajt.
Ky i fundit tha se nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kryeministrin Rama, ndërkohë që heqjen e padisë së tij e pranon vetëm si kërkim falje dhe jo si mëshirë.
“Nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim për Edi Ramën, heqjen e padisë e pranoj vetëm si kërkim falje dhe jo si mëshirë”, është shprehur Haradinaj.
Kujtojmë se Edi Rama e kishte paditur ish-kryeministrin Haradinaj për shpijfe, gjë e cila nuk u vërtetua nga gjykata.
Gjithashtu, Haradianj shprehet i bindur se plani Rama-Thaçi-Vuçiq për shkëmbimin e territoreve ka ekzistuar.
“Plani Rama-Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve ka ekzistuar. Mua më akuzuan si shpifës dhe më padit. Por këtë e thanë edhe të tjerë dhe nuk e pashë që janë paditur. Michael Bolton tregoi. Do të dalin edhe detaje tjera. Mua më akuzuan si shpifës, ndërsa unë si kryeministër i vendit e kam detyrë të ruaj tërësinë territoriale”, shtoi Haradinaj në Klan Kosovë.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...