Haradinaj kërkon ndihmë nga komunat për t’i kthyer në Shqipëri ata që ikën nga tërmeti - Gazeta Express
string(85) "haradinaj-kerkon-ndihme-nga-komunat-per-ti-kthyer-ne-shqiperi-ata-qe-iken-nga-termeti"

Gazeta Express

08/12/2019 16:25

Haradinaj kërkon ndihmë nga komunat për t’i kthyer në Shqipëri ata që ikën nga tërmeti

Gazeta Express

08/12/2019 16:25

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve nga Shqipëria për shkak të tërmetit, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar edhe ndihmën e komunave për kthimin e tyre.

Lexo Edhe:

“Sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka bërë me dije se nesër të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë.

Deklaron se Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

“Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj. /Express