Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm në Beirut - Gazeta Express
string(91) "ushtria-izraelite-thote-se-vrau-nje-komandant-te-larte-te-hezbollahut-ne-nje-sulm-ne-beirut"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 13:38

Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm në Beirut

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 13:38

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollah në një sulm ajror në Beirut.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë goditur dhe vrarë komandantin e Forcës Redwan të Hezbollahut, Ahmed Ali Balout, “në një sulm preciz” në periferinë jugore të Bejrutit.

Një apartament banimi në periferinë jugore të Bejrutit u godit me tre raketa, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) të mërkurën. Sulmi ndaj Bejrutit shënoi të parin në kryeqytetin libanez që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit në vend.

Hezbollahu ende nuk e ka konfirmuar vrasjen e pretenduar, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement