Hapja e sezonës së re “Gate Club” - Gazeta Express
string(31) "hapja-e-sezones-se-re-gate-club"

Hapja e sezonës së re “Gate Club”

Muzike

Gazeta Express

22/06/2023 22:19

GATE Club rikthen netët e verës në qytetin e Prishtinës. Ka kohë që ky club po përgaditet për këtë rihapje marramendëse.

Një ambient i ri brenda dhe një atmosferë unike po na pret. “ Ne kemi nderin të ju ftojmë të gjithë juve të festojmë së bashku deri në orët e para të mëngjesit, të premten 23 Qershor.” Gate Club është më gati se kurrë të hapë dyert për sezonin e verës! 

Lexo Edhe:

   Pas një pushimi të shkurtër për të rigjeneruar energjitë dhe për të sjellë një frymë të re, GATE Club ka kaluar një transformim të plotë për të krijuar një ambient të ri dhe të pa parë ndonjëherë i cili po ju pret në cdo hap. Ky club po rikthehet me një dizajn të sofistikuar në çdo hapësirë brenda. Me përdorimin e teknologjisë së fundit në ndriçim dhe zërim është kthyer në një destinacion të veçantë për t’ju dhënë një eksperience të jashtëzakonshme. 

Çfarë mund të prisni? Në fillim, do të zhyteni në atmosferën e ndriçuar dhe të ngrohtë pas dyerve të hapura, ku muzika e përzgjedhur me kujdes dhe efektet vizuale do t’ju nxisin të eksploroni akoma më shumë. Një kapitull i ri i cili do të përmbajë gjithçka që i ka munguar kryeqytetit. 

Prishtinën nesër po e pret një natë e paharrueshme duke festuar hapjen në Gate Club, e ne ju garantojmë që kjo natë do të mbetet në kujtimet e juaja si një natë magjike e verës 2023.

 Tani Prishtina ka destinacionin ideal, Clubi më i ri i qytetit që po ju merr mendjen të gjithëve “Gate Club”, duke ofruar vendin më ekskluziv për të kaluar një natë të zjarrtë.                       

 “Gate Club” gjindet në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, kilometri i parë mbrapa ETC.

 A je GATE? | 23.06