Në vazhdën e aktiviteteve të Galerisë së Fakultetit të Arteve, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, do të mbahet hapja solemne e ekspozitës nga artistët bashkëkombas nga Mali i Zi.
Hapja mbahet më 5 nëntor, nga ora 18:00 në Galerinë e Fakultetit të Arteve.
Kjo ekspozitë realizohet në bashkëpunim me Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, dhe përfaqëson një moment të veçantë të bashkëpunimit kulturor ndërmjet artistëve shqiptarë në rajon.