PriFest udhëton në Mitrovicë përmes ‘Moving Cinema’ - Gazeta Express
string(49) "prifest-udheton-ne-mitrovice-permes-moving-cinema"

Arte

Gazeta Express

04/11/2025 16:21

PriFest udhëton në Mitrovicë përmes ‘Moving Cinema’

Arte

Gazeta Express

04/11/2025 16:21

Prifest në bashkëpunim me qendrën alternative kulturore 7 Arte në Mitrovicë dhe në kuadër të aktiviteteve vjetore, fillon me nismën MOVING CINEMA, duke sjellë kinemanë e pavarur dhe filmat më të vlerësuar në qytete të ndryshme të Kosovës.

Më 5 nëntor, nga ora 19:00, publiku i Mitrovicës do të ketë mundësinë të shijojë tre filma të shkurtër ndërkombëtarë që sjellin histori të forta dhe emocionale nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, SHBA dhe Franca.

WE HAD FUN (C’était bien)

Regjisore dhe skenariste: Linda Lô (Francë) 18 min

Bordeaux, viti 1987. Është nata e krishtlindjes. Linda (5), Biram (9) dhe Roger (20) jetojnë larg nënës së tyre, e cila ka mbetur në Gabon. Kur vëllai i madh largohet për fundjavë, dy fëmijët e vegjël mbeten vetëm dhe për herë të parë dhe e përjetojnë magjinë e borës. Aventura e tyre e pafajshme merr një kthesë të rrezikshme, duke sjellë një histori të ngrohtë dhe prekëse për fëmijërinë, mungesën dhe guximin për të ëndërruar.

THREE KEENINGS, regjisor: Oliver McGoldrick, Mbretëria e Bashkuar / Irlanda / SHBA, 10 min

Ian, një aktor i papunë, përfshihet në një rol të pazakontë, atë të një vajtuesi profesionist. Ndërsa performanca përzihet me emocionet e vërteta, ai fillon të pyesë veten ku përfundon arti dhe ku fillon dhimbja. Një histori e ndjeshme mbi jetën, vdekjen dhe mënyrat se si njeriu përpiqet të japë kuptim humbjes përmes rolit që luan në skenë dhe në jetë.

ONE PUNCH, regjisor: Huse Monfaradi, Mbretëria e Bashkuar, 10 min

Jamin, një i ri në rrugë të gabuar. Një pasdite atë e viziton Zainab dhe Hasani, prindërit e djalit që Jamin vrau në një përleshje rrugësh. Filmi eksploron fajin, humbjen dhe mundësinë e faljes në një realitet të shënuar nga dhuna dhe pendesa.

PriFest vazhdon ta sjellë kinemanë më afër me programin MOVING CINEMA, duke promovuar filma të pavarur dhe zëra të rinj nga mbarë bota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement