Hapi i parë i kryer: Mateta pranon Juventusin, tani radha e Crystal Palace - Gazeta Express
string(72) "hapi-i-pare-i-kryer-mateta-pranon-juventusin-tani-radha-e-crystal-palace"

Sport

Gazeta Express

16/01/2026 23:14

Hapi i parë i kryer: Mateta pranon Juventusin, tani radha e Crystal Palace

Sport

Gazeta Express

16/01/2026 23:14

Juventusi po përgatit një ofertë për të tentuar transferimin e sulmuesit Jean-Philippe Mateta nga Crystal Palace gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve nga gazetari Nico Schira, drejtuesit e klubit bardhezi, Comolli dhe trajneri Luciano Spalletti, janë të interesuar për francezin dhe tashmë po shqyrtojnë kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

Mateta ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u transferuar te Juventusi, duke qenë i hapur për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin italian.

Negociatat janë ende në fazën fillestare, por interesimi i “Zonjës së Vjetër” është konkret dhe pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement