Raportime të shumta pohojnë se Wolverhampton Wanderers ka pranuar një ofertë nga Crystal Palace për Jørgen Strand Larsen, teksa Milani vazhdon të shtyjë për nënshkrimin e Jean-Philippe Mateta.
Sulmuesi i Wolves, Strand Larsen, është pranë kalimit te Crystal Palace.
Sipas “The Athletic”, reprezentuesi i Norvegjisë do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin nga Londra e Jugut të dielën.
Si “The Athletic” ashtu edhe “Sky Sports UK” raportojnë se Wolves ka pranuar ofertën e Palace.
Propozimi thuhet se kap vlerën e 43 milionë paundëve (afërsisht 50 milionë euro), plus 5 milionë paundë (rreth 5.7 milionë euro) në formë bonusësh.
Përditësimi më i fundit nga Britania e Madhe është mjaft domethënës për gjigantët e Serie A, Milanin, të cilët shpresojnë të nënshkruajnë me Mateta nga Crystal Palace para se të mbyllet nesër afati i merkatos dimërore.
“Sky Sport” dhe “Gazzetta” kanë raportuar më herët gjatë kësaj jave se Milani kishte arritur një marrëveshje me Palace për transferimin e Matetas për 30 milionë euro.
Megjithatë, Crystal Palace kishte nevojë të siguronte një zëvendësues përpara se ta dërgonte Matetan në “San Siro”, dhe me Strand Larsen tani gati për t’u transferuar në Londrën e Jugut, kuqezinjtë shpresojnë të zhbllokojnë marrëveshjen për Matetan./GazetaExpress/