Hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të Doganës - Gazeta Express
string(53) "hapet-konkursi-per-drejtor-te-pergjithshem-te-doganes"

Hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të Doganës

Gazeta Express

03/08/2020 14:21

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, raporton Express.

Konkursi është i hapur deri më 1 shtator të këtij viti, derisa procesi i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Lexo Edhe:

“Ministria e Financave siguron të gjithë aplikantët se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë”, thuhet në njoftim. /Express