Hapet afati kalimtar në basketboll - Gazeta Express
string(34) "hapet-afati-kalimtar-ne-basketboll"

Hapet afati kalimtar në basketboll

Sport

Gazeta Express

24/07/2023 13:54

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se është hapur afati kalimtar.

Ky afat kalimtar do të zgjasë deri më 4 gusht dhe vlen për vendorët e të huajt, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

FBK vlerësoi se “edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime”.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, nga sot është hapur afati kalimtar në basketboll. Afati do të zgjasë deri më 4 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a. Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime, varësisht nga synimet që kanë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

/Gazeta Express/