Devin Haney e ka mposhtur Yuriorkis Gamboan me vendim unanim, për ta mbrojtur titullin në kategorinë e lehtë në WBC, në një meç të zhvilluar pa publik në Florida të shtunën.
Haney, i cili është i pamposhtur, u fut në ring për herë të parë që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi e kishte operuar krahun në janar, transmeton Gazeta Express.
Dy gjyqtarë ua dhanë fitoren amerikanit 21-vjeçar në çdo rund, ndërsa gjyqtari i tretë në të gjitha rundet, përveç dyve.
Pas meçit, Haney tha se në meçin e radhës dëshiron të luftojë kundër Teofimo Lopezit, i cili është kampion në divizionet e tjera në këtë kategori.
38-vjeçari nga Kuba, ish-kampion në WBC dhe fitues i medaljes së artë olimpike, e nisi mirë luftën por filloi të ndiejë lodhje me kalimin e kohës.
Haney e tronditi Gamboan me disa goditje të shkurta dhe të majta, duke e përmirësuar rekordin personal; 25 fitore, 0 humbje, prej të cilave 10 me nokaut. /Gazeta Express/
SHUT OUT! Devin Haney vs Yuriorkis Gamboa – Full Fight Highlights
FOLLOW NCE BOXING ON TWITTER – @NCEBOXING SUBSCRIBE, LIKE AND COMMENT ON THE VIDEO! BUSINESS ENQUIRIES – [email protected] Factual, educational and en…