Hamilton triumfon në Barcelonë dhe vendos një tjetër rekord në Formula 1 - Gazeta Express
string(72) "hamilton-triumfon-ne-barcelone-dhe-vendos-nje-tjeter-rekord-ne-formula-1"

Hamilton triumfon në Barcelonë dhe vendos një tjetër rekord në Formula 1

Gazeta Express

16/08/2020 17:20

Nuk ka surpriza në Çmimin e Madh të Barcelonës, pasi kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton ia doli të marrë fitoren e katërt në 6 gara sezonale të zhvilluara deri tani dhe me triumfin e sotëm hyri në historinë e Formulës 1.

Piloti britanik i skuadrës gjermane të Mercedes u ngjit në podium për herë të 156 në karrierë, duke u bërë automatikisht piloti me më shumë podiume në historinë e këtij sporti, të cilën Lewis Hamilton vijon ta rishkruajë.

Lexo Edhe:

Vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira piloti i Red Bull Max Verstappen, i cili sot u renditi dyti, ndërsa finlandezi i Mercedes, Valteri Bottas plotësoi podiumin, duke e mbyllur garën në vendin e tretë.

Vendi i katërt dhe i pestë shkoi për dy makinat Racing Point, me Lance Stroll dhe Carlos Perez, ndërsa për skuadrën e Ferrarit ishte një fundjavë për t’u harruar, pasi Vettel e mbylli garën në vendin e shtatë, ndërsa Leclerc u tërhoq për shkak të një problemi elektrik. /SS/