Hamilton kampion bote, e barazon legjendën Schumacher - Gazeta Express
string(52) "hamilton-kampion-bote-e-barazon-legjenden-schumacher"

Hamilton kampion bote, e barazon legjendën Schumacher

Gazeta Express

15/11/2020 16:18

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Turqisë dhe kurorëzohet kampion i botës në Formula 1 për herë të shtatë në karrierë, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Shumacher. 

Britaniku i Mercedesit, siç ndodh shpesh, mori vëmendjen kryesore me një rikuperim të frikshëm dhe një strategji perfekte.

Lexo Edhe:

Shkëlqyen edhe dy njëvendëshet Ferrari, pasi një të shtune katastrofë.

Edhe “Kokëkuqja” ndoqi një strategji të mirëmenduar, me Charles Leclerc që mund ta kalonte i dyti vijën e finishit, por kthesën e fundit të pistës e mori më gjerë se ç’duhet, duke rrëshqitur në vendin e katërt, ndërsa një super Sebastian Vettel, falë tetë pozicioneve të rikuperuara, e mbylli garën i treti. Përpara gjermanit të Ferrarit ishte Sergio Perez.

Shumë gabime nga Racing Point, duke pasur parasysh që Lance Stroll, i cili filloi garën i pari, humbi shumë pozicione në pjesën e fundit të garës, madje pa e kuptuar pse. Zhgënjim edhe për Max Verstappen, i cili bëri dy gabime serioze dhe shkatërroi garën e tij, që me një menaxhim tjetër, sigurisht më të studiuar, do të mund t’i kishte dhënë fitoren.