Ngasësi britanik u përplas dy herë me rivalin kryesor për titull, Max Verstappen, por në fund ia doli të triumfonte. Titulli i kampionit të botës do të vendoset në arën e fundit
Lewis Hamilton e ka fituar garën e çmendur të Formula 1 në Arabinë Saudite.
Ngasësi britanik e mposhti rivalin kryesor për titull të kampionit të botës, Max Verstappen, me të cilin i pati dy përplasje të lehta në garën e parë të mbajtur në këtë shtet.
Britaniku madje pas garës e akuzoi rivalin e tij, duke thënë se ai nuk i respektoi rregullat.
Në natën kaotike në Jeddah, ngasësi i Mercedesit rrezikoi të mbetej jashtë garës pas përplasjes me pilotin e Red Bullin, i cili nuk ia lëshonte rrugën.
Hamilton me këtë fitore e barazoi Verstappen në renditjen e pilotëve, shkruan Gazeta Express.
Pas 21 garash të zhvilluara këtë sezon, të dy garuesit i kanë nga 369.5 pikë.
Pra, kampioni i ri në Formula 1 do të vendoset në garën e fundit, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dhabi.
Verstappen mbetet i pari në listë pasi i ka fituar 9 gara këtë edicion, e Hamilton 8.
Prandaj, nëse këta garues nuk e marrin asnjë pikë në garën e fundit, holandezi do të shpallet kampion i botës. /Gazeta Express/
Samsung një ndër brendet më të njohura në botën e teknologjisë, sjell një promovim shumë tërheqës me paketë dhuratash...