Halil Matoshi zbërthen sulmin e VV’së ndaj raportimeve të Kohës Ditore - Gazeta Express
string(69) "halil-matoshi-zberthen-sulmin-e-vvse-ndaj-raportimeve-te-kohes-ditore"

Gazeta Express

23/05/2020 15:24

Halil Matoshi zbërthen sulmin e VV’së ndaj raportimeve të Kohës Ditore

Gazeta Express

23/05/2020 15:24

Publicisti Halil Matoshi po thotë se sulmet e Liburn Aliut ndaj shkrimeve të Kohës Ditore po bëhen për të diskretiduar Kryeredaktorin e gazetës, Agron Bajramin dhe gazetarin Besnik Krasniqin si dhe për të futur mosbesim në median e themeluar nga Veton Surroi.

Matoshi ka thënë se qëllim tjetër i sulmeve të VV’së në adresë të Kohës Ditore është edhe afrimi me Kadri Veselin.

Lexo Edhe:

“Mënyra policore ‘puzzle’ e t’shkruemit të Liburn Aliut. Liburn Aliu nuk po e sulmon Kohën Ditore që âsht bâ zâdhânëse e Vjosës dhe Albinit, por me ni gur po tenton me vra shumë zoj. Spari synon me i qit me ni vijë me Kadri Veselin, Agron Bajramin e Besnik Krasniqin, që me ua prishë reputacionin prej gazetarësh t’paanshëm e t’pandikuem, mundësisht me shti mosbesim në Koha Group”, ka shkruar Matoshi, në një reagim në FB.

“Sdyti, po mësynë me i pajtu militantat se Gjykata Kushtetuese ka me vendosë në favor të krijimit të Qeverisë Hoti!”, ka shtuar ai.

Sipas Matoshit, VV po përgatit terrenin për një bashkëpunim me Veselin dhe PDK’në.

“Kurse në thelb po i lajmitet Kadrisë (nëse do me t’bâ Kryeministër!???) dhe PDK-së, me u bâ me VV-në, mas zgjedhjeve, kurdo që ato kanë me u majtë. Kjo âsht strategjia me e përgatitë krahun ma ekstrem të VV-së, se vijat e kuqe kanë me ra si Tigër p’ej letre! Siç ranë ni nga ni tregimet e mdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) të VV-së në luftën e saj të paskrupulla për pushtet!”, ka shtuar ai.

Liburn Aliu, deputet i VV’së, ka shkruar një reagim në formë akuze se “Koha Ditore” po shkruan dhe po ‘hulumton’ çështjen e Dekretit të Presidentit në formën që i përshtatet Shefit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar Aliu, në një reagim.

Koha Ditore ka shkruar ditë më parë se Gjykata Kushtetuese pritet ta shpallë jokushtetues Dekretin e Thaçit për Avdullah Hotin. Në të njëjtën kohë do ta përcaktojë afatin 15 ditor për partinë fituese që ta dërgojë emrin për Shef të Qeverisë prej momentin kur merr kërkesën nga Presidenti.

Liburn Aliu ka thënë se mund të jetë rastësi i gjithë ‘hulumtimi’ i Kohës Ditore që i shkon për shtati Kadri Veselit.

“Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër. E përsëris, po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar ai.

Raportet e VV’së me Kohën Ditore kanë qenë të mira kohëve të fundit. Dikur, Vetëvendosje i kërkonte përgjegjësi Surroit për milionat e fituara, për takimin me Milloshevicin dhe akuzonin këtë gazetë se ka lidhje me pushtetin.

KD, ka shkruar më 22 maj se Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet. Shtatë gjyqtarë të Kushtetueses janë mobilizuar për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë.

“Një burim në Kushtetuese i ka thënë “Kohës Ditore” të enjten se dekreti me të cilin kreu i shtetit e ka caktuar për mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike do të shpallet antikushtetues, meqë ai është nxjerrë pa përgjigjen definitive të LVV-së për kandidatin për kryeministër”, shkruan gazeta e themeluar nga Veton Surroi.

Në një reagim, gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi ka kërkuar sqarime nga Vetëvendosje nëse ka gënjyer kur ka prezantuar sondazhe se do të fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Këtë pyetje Krasniqi e ka bërë pasi një reagimi të LIburn Aliut, i cili ka thënë se gazeta “Koha Ditore’ po bën ‘hulumtime’ që i shkojnë për shtati Kadri Veselit sa i përket vendimit që do të nxirret nga Gjykata Kushtetuese për mandatarin.

Krasniqi ka shkuar edhe më tej duke pyetur zyrtarët e VV’së se mos kanë në plan ta propozojnë Veselin për Shef të Qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Tash unë nuk po e kuptoj qysh Veseli po u bëka kryeministër, pas zgjedhjeve për të cilat po na thoni se, sipas sondazheve, LVV-ja do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave. Na keni gënjyer për rezultatin e sondazhit, apo LVV-ja ka ndërmend ta propozojë Veselin për kryeministër?”, ka shtuar ai.

Liburn Aliu ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë Vetëvendosje ndërsa PDK do të dalë e dyta e ku Kadri Veseli do të mund të bëhet Kryeministër pasi prapë do të shmanget fituesi.

Ka disa muaj që VV po deklaron dhe publikon sondazhe se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave.

Këtë pjesë të statusit të zyrtarit të VV’së e ka zbërthyer Krasniqi.

“Kontradita e madhe me veten ndodhet tek pjesa ku thotë se Veseli “e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”, ka shtuar ai.

Gazetari i KD ka thënë se Liburn Aliu po shërbehet me paranoja dhe insinuata kur po lëshon akuza në drejtim të gazetës.

“Sulmi i fundit na vjen nga Liburn Aliu, një nga njerëzit kryesorë të Vetëvendosjes në pushtet. Po sulmon, tek po shërbehet me paranoja e insinuata! Statusi i Liburnit shpërfaq akuza ndaj Kohës Ditore dhe një kontraditë me veten. E konteston punën profesionale tonën, kur fjalën hulumim e vë në thojëza. E, na vë në rolin e propaganduesit të Kadri Veselit, kur thotë se po shkruajmë për atë që kreu i PDK-së do”, ka shkruar Krasniqi.