"Hajde folim" në Llap, Abdixhiku: Më dhanë perspektivën më të vlefshme, politika e vërtetë bëhet mes njerëzve - Gazeta Express
string(104) "hajde-folim-ne-llap-abdixhiku-me-dhane-perspektiven-me-te-vlefshme-politika-e-vertete-behet-mes-njerezve"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 14:28

“Hajde folim” në Llap, Abdixhiku: Më dhanë perspektivën më të vlefshme, politika e vërtetë bëhet mes njerëzve

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 14:28

Kreu i LDK’së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët e Llapit pas tubimit që mbajtën atje bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Ai tha se në këtë takim pa edhe pritshmëritë që kanë ata për vendin, si dhe tha se mori perspektivën më të vlefshme elektorale – “atë të politikës me qytetarë e për qytetarë. Jo të pritjes nga ta, por të udhëtimit bashkë me ta”.

Postimi i plotë:

Të faleminderit Llap!

Ditën e nisëm në Llap, në sheshin e Podujevës, në takimin e radhës të “Hajde Folim”.

Morëm pyetje, sugjerime; morëm edhe perspektivën e qytetarëve tanë mbi përditshmërinë e tyre, shqetësimet, shpresat dhe pritjet që kanë për vendin.

Në këtë parafushatë, takimet ballëhapur e faqebardhë me njerëzit e Kosovës më kanë dhënë perspektivën më të vlefshme elektorale: atë të politikës me qytetarë e për qytetarë. Jo të pritjes nga ta, por të udhëtimit bashkë me ta. Sepse politika e vërtetë nuk bëhet larg njerëzve; por mes tyre. Kur del ballëhapur tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement