Habit ministrja Denaj: Humbjet në Arbitrazh do të paguhen nga buxheti i shtetit - Gazeta Express
string(78) "habit-ministrja-denaj-humbjet-ne-arbitrazh-do-te-paguhen-nga-buxheti-i-shtetit"

Habit ministrja Denaj: Humbjet në Arbitrazh do të paguhen nga buxheti i shtetit

Ballina

Gazeta Express

02/12/2020 23:32

Shqipërisë deri tani i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit. Pas 109 milionëve ndaj Becchettit, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë edhe 44 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për llogari të kompanive Copri dhe Aktor, të cilat u kontraktuan në vitin 2012 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Vetëm pak ditë më parë Becchetti, ka marrë masa që të sekuestrojë asetet e shtetit shqiptar në Austri, pasi Shqipëria refuzon ta paguajë borxhin ndaj tij, pasi i mbylli televizionin Agon Channel.

Lexo Edhe:

Mbrëmjen e sotme Ministrja e Financave Anila Denaj, duke folur për çështjet e Shqipërisë në arbitrazh, për gjyqet e humbura me Beçhett-in, Kurum-in e të tjera, tha se këto nuk janë gjoba, por detyrime që dyhen shlyer.

Denaj u shpreh në “Open” se çështjet janë ende në apel, por nëse merret vendimi përfundimtar atëherë do të paguhen nga buxheti i shtetit. Mesa duket në qeveri gjyqet e humbura për kapriço, i justifikojnë se do të paguhen nga buxheti i shetit, a thua se nuk janë lekët e shqiptarëve. Këtu përveç pagesave miliona dollarë ka një problem tjetër më madhor, se buxhetin e shtetit e konsiderojnë një han pa porta, apo më keq akoma si të tyre. Kështu, e shesin si justifikim para shqiptarëve se nuk preken lekët e taksat tona, por të buxhetit.

Denaj: Ne jemi në kushtet që…këtu do të ishte avokati i shtetit, ne jemi në kushtet kur gjykata ndërkombëtare është shprehur, gjithë gjykatat nuk kanë dhënë ende vendimin final. Në momentin që të gjitha gjykatat do të vendosin, kur të vendoset që do të paguhen, atëherë do të paguhen. Gjoba nuk është fjala e duhur, ato janë detyrime. Buxheti i shtetit i paguan. Ne tani jemi në proces apelimi. Për sa kohë ky proces është i apeluar nga avokati i shtetit, nuk mund të gjykohet. Nëse do të miratohet atëherë do të shlyhet.

Lazimi: Në momentin që e jep arbitrazhi atëherë do paguhet se s’bën. Është vetëm çështje kohe.

Guxholli: E kujt është përgjegjësia?

Denaj: Përgjegjësia duhet parë në kontekstin e çdo rasti të veçantë. Çdo prishje kontrate ka një arsye.

Civici: Avokatura e shtetit të ndihmon në një proces gjyqësor, nuk të ndihmon në vend. Kontratat duhen ndërtuar me specialistë, juristë.