Habit aktorja e njohur: “Më pëlqejnë djemtë e rinj, 50-vjeçarët nuk dinë të…” - Gazeta Express
string(72) "habit-aktorja-e-njohur-me-pelqejne-djemte-e-rinj-50-vjecaret-nuk-dine-te"

Yjet

Gazeta Express

20/06/2025 20:39

Habit aktorja e njohur: “Më pëlqejnë djemtë e rinj, 50-vjeçarët nuk dinë të…”

Yjet

Gazeta Express

20/06/2025 20:39

Tamzin pranoi se miqësia është më e rëndësishme për të tani se sa romanca…

Aktorja britanike, Tamzin Outhwaite, e njohur më së miri për rolin e saj si Mel Healy në serialin “EastEnders”, ka folur hapur për jetën private dhe pse nuk del më me burra të moshës së saj. Në një intervistë për ‘podcast’-in “Second Act” të revistës HELLO, Tamzin pranoi se miqësia është më e rëndësishme për të tani se sa romanca dhe se që të rikthehet në një lidhje, partneri duhet të jetë më i ri.

Me kalimin e viteve, kam mësuar të kem një lidhje dashurie me veten, jo me një burrë.

Vitin e kaluar, Outhwaite i dha fund një lidhjeje 6-vjeçare me regjisorin Tom Child, i cili ishte 20 vjet më i ri se ajo. Ai ishte 33 vjeç, ajo ishte 53 vjeçe kur u ndanë. Megjithatë, duket se ajo nuk pendohet për atë zgjedhje, por që ende preferon këtë lloj lidhjeje.

Në fakt, nuk kam dalë kurrë me askënd të moshës sime, e lëre më më të madh në moshë. Ndihem sikur jam 30 vjeçe dhe kur shoh dikë që duket sikur është 40 vjeç, mendoj, ‘Kështu është dhe pastaj e kuptoj se në fakt është shumë më i ri se unë.’

Ajo shtoi se “burrat në të pesëdhjetat që kujdesen vërtet për veten janë të rrallë. Nuk kam takuar ende asnjë të tillë”.