Haaland bëhet synimi kryesor i Real Madridit - Gazeta Express
string(44) "haaland-behet-synimi-kryesor-i-real-madridit"

Gazeta Express

29/03/2020 8:38

Haaland bëhet synimi kryesor i Real Madridit

Gazeta Express

29/03/2020 8:38

Sulmuesi sensacional i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është synimi kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Haaland tani i prin listës së dëshirave të Real Madridit për afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve, në krye të së cilës deri tani ishte Sadio Mane i Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i talentuar norvegjez shpërtheu duke dalë në skenë me 12 gola në 11 ndeshje që prej se iu bashkua Dortmundit në janar, duke rënë në sy të gjigantit spanjoll.

Interesimi i madh i madrilenëve për Haaland do të jetë lehtësim për Liverpoolin, i cili druhej se do ta humbiste Sadio Manen në verë.

Kjo nënkupton se nëse Madridi e transferon 19-vjeçarin, Mane do të mbetet në Liverpool./Gazeta Express/