Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë - Gazeta Express
string(74) "gushti-fundos-euron-bie-ne-97-3-leke-niveli-me-i-ulet-i-arritur-ndonjehere"

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 19:54

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 19:54

Vera e ka dobësuar më tej monedhën europaine.

Vera e ka dobësuar më tej monedhën europaine. Nga viti në viti sezoni veror e ka dëmtuar më tej euron duke shënuar kështu edhe minimume të reja në tregun valutor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se 1euro u këmbye për 97.3 lekë në 24 orët e fundit. Hyrja e muajit gusht shënoi vetëm ulje në treg ndërsa rënia krahasuar me një vit më parë është 2.91 lekë, teksa kjo monedhë qëndronte në nivelin e 100.21 lekë në gusht 2024.

Prurjet e larta të euros në vend përmes turizmit, emigracionit dhe investimeve, po krijojnë një ofertë të tepërt që nuk përthithet nga kërkesa e brendshme sipas ekspertëve.