Gundogan: Lewa, më i miri në botë - Gazeta Express
string(31) "gundogan-lewa-me-i-miri-ne-bote"

Gazeta Express

05/04/2020 21:00

Gundogan: Lewa, më i miri në botë

Gazeta Express

05/04/2020 21:00

Sipas Gundogan, Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë.

Në një intervistë të dhënë për DAZN, mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, me nostalgji ka folur për kohën kur luante në krah të sulmuesi polak, tani te Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ai është sulmuesi më i mirë në botë.

“Ka qenë shumë bukur të luaja me Robert. I ka shtuar diçka stilit të tij të lojës, është përmirësuar gjithmonë me kalimin e kohës. Në aspektin teknik, Lewandowski ka qenë gjithmonë i mrekullueshëm, por tani bën gjithçka me lehtësi dhe është e pabesueshme”, tha ai.

“Shënon në mënyrë fenomenale çdo gol. Për mua, Robert është sulmuesi më i mirë në botë. Mendoj se është perfekt në këtë moment”.

Lewa është pjesë e Bayernit që nga viti 2014 dhe statistikat e tij janë të frikshme.

Ai ka bërë deri më tani 275 paraqitje, ka shënuar 230 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. /Gazeta Express/