Guild Eagles sot mund ta sigurojë kualifikimin në Major, e pret rrugë e vështirë - Gazeta Express
string(79) "guild-eagles-sot-mund-ta-siguroje-kualifikimin-ne-major-e-pret-rruge-e-veshtire"

Guild Eagles sot mund ta sigurojë kualifikimin në Major, e pret rrugë e vështirë

eSPORTS

Gazeta Express

24/02/2024 10:05

Guild Eagles sot mund ta presë biletën e fundit për turneun më të madh në botë në Counter Strike 2, PGL Major Copenhagen 2024.

Ekipi kosovar e zhvillon sot ndeshjen gjysmëfinale ndaj GamerLegion nga ora 12:00, shkruan Gazeta Express.

Fituesi i këtij dueli përballet me 9Pandas në finale për një vend në Major.

Finalja zhvillohet nga ora 15:00. /Gazeta Express/