Grumbullohet Kosova U20, u bashkohet Astera Tuhina - Gazeta Express
string(49) "grumbullohet-kosova-u20-u-bashkohet-astera-tuhina"

Sport

Gazeta Express

02/06/2023 16:58

Grumbullohet Kosova U20, u bashkohet Astera Tuhina

Sport

Gazeta Express

02/06/2023 16:58

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 e vajzave do të vazhdojë fazën e dytë përgatitore.

Vashat e drejtuara nga ish-basketbollistja, Shemsije Stublla, tani në rolin e trajnerës do të vazhdojë përgatitje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga 3 deri më 8 qershor.

Lexo Edhe:

Stublla do të ndihmohet nga dy ndihmësit e saj Qëndrim Demi dhe Marko Roder, për të parë nga afër formën e vajzave dardane.

Në këtë grumbullim janë ftuar gjithsej 17 vajza nga klube të ndryshme të Kosovës, si dhe basketbolliste të cilat karrierën e tyre janë duke vazhduar jashtë Kosovës, në mesin e tyre edhe Astera Tuhina.

Kosova U-20 Vajzat gjendet në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Kampionati do të zhvillohet në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.

Lista e basketbollisteve:

  • Alma Muzliukaj
  • Anesa Korqa
  • Anila Selmani
  • Anita Grainca
  • Arba Hashani
  • Astera Tuhina
  • Blerta Mehana
  • Elza Maliqi
  • Enisa Kamerolli
  • Erzana Mulaku
  • Etna Rexhepi
  • Olta Zymberi
  • Rea Ukaj
  • Sumeja Kosumi
  • Vanesa Bojku
  • Viola Syla
  • Yllza Uka.

/Gazeta Express/