string(55) "granit-xhaka-perfshihet-ne-ekipin-e-vitit-ne-bundeslige"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2025 14:42

Granit Xhaka përfshihet në “Ekipin e Vitit” në Bundesligë

Futboll

Gazeta Express

20/05/2025 14:42

Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal.

Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe në edicionin 2024/25.

Për këtë, “Opta” e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në “Ekipin e Vitit”, të cilin e publikoi sot “Livescore”, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit e gjen veten në mesfushë përkrah yjeve si Kimmich e Wirtz në mesfushën me tre, ndërsa përpara tyre gjenden Olise, Kane e Schick.

Mbrojtja përbëhet nga katërshja: Ryerson, Tah, Upamecano e Davies, kurse në portë është vendosur Dahmen.

Xhaka me shokë nuk arritën të fitonin trofe në këtë edicion, por megjithatë bënë paraqitje pozitive nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, i cili u largua përfundimisht nga Kuqezinjtë dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajner i ri i Real Madridit. /Gazeta Express