Këtë të martë, Kosova po e shënon 18-vjetorin e saj të Pavarësisë.
Më 17 shkurt 2008, Kosova përfundimisht u bë e lirë dhe sovrane.
Me rastin e kësaj feste të madhe, futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka uruar gjithë shqiptarët.
Në një postim në “Instagram Story”, ai e ka uruar Pavarësinë.
Por, në këtë postim shihet një gabim, që ka kaluar pa e parë Xhaka.
Ai e ka postuar flamurin e Kosovës me shtatë yje, në vend të gjashtë.

Granit Xhaka – me prejardhje shqiptare – e përfaqëson kombëtaren e Zvicrës dhe luan te Sunderlandi në Angli./GazetaExpress/