Granit Kuleta është shqiptari i parë që është renditur i dyti në listën botërore për ‘Bodybuilding’.
Lajmin e ka ndarë Kuleta duke i bashkëngjitur listën me emrat e sportistëve nga e gjithë bota. Prinë ai nga Gjermania, për t’i lënë radhën më pas bodybuilder-it kosovar. Ai është shprehur krenar për këtë arritje të madhe.
2024-shi ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Granit Kuletën. Ai ka përfaqësuar Kosovën nëpër vende të shumta, ku edhe është shpërblyer çdo herë, si në “IFBB José Monteiro International Cup – overall champion”, vendi i 3-të në “Arnold classic”, vendi i 1-rë në “Diamond Cup Skopje”, i 3-ti te Kampionati Mediteran, po ashtu vendi i 3-të në “Malta Grand Prix”, etj.



Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...