Gramsh/ Gruaja me dy fëmijë mbetet e bllokuar në fermë nga zjarri - Gazeta Express
string(64) "gramsh-gruaja-me-dy-femije-mbetet-e-bllokuar-ne-ferme-nga-zjarri"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:16

Gramsh/ Gruaja me dy fëmijë mbetet e bllokuar në fermë nga zjarri

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:16

Në fshatin Bulçar në Gramsh një banore së bashku me dy fëmijët e saj kanë mbetur të izoluar në një fermë dhe nuk dinë ku të shkojnë për shkak të përhapjes së zjarrit.

Ekipet e emergjencës, të cilat u nisën për evakuimin e banorëve, u bllokuan nga flakët dhe po përpiqen të largohen nga zonat e prekura në fshatrat e Skraparit. Situata mbetet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje urgjente, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet në rajonin e Gramshit.

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorë të 3 fshatrave në Gramsh, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, që ë largohen menjëherë nga banesat e tyre, për shkak të situatës me zjarret.