Gotze, i gatshëm ta pranojë ofertën e Romës - Gazeta Express
string(42) "gotze-i-gatshem-ta-pranoje-oferten-e-romes"

Gotze, i gatshëm ta pranojë ofertën e Romës

Gazeta Express

04/04/2020 21:55

Roma është e interesuar në transferimin e Mario Gotzes, përderisa mediumet gjermane sugjerojnë se ylli i Borussia Dortmundit është i gatshëm ta pranojë ofertën e gjigantit italian pasi që dëshiron ta sfidojë veten në Serie A.

27-vjeçari do të jetë i lirë në qershor të këtij viti dhe do të mundë të transferohet pa asnjë cent te cilido klub, pasi që i përfundon kontrata me Borussia Dortmundin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i ka shënuar tri gola në 13 paraqitjet e tij për klubin e Bundesligës gjatë këtij sezoni, mirëpo kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i bindur drejtuesit e Dortmundit t’i ofrojnë gjermanit kontratë të re.

Gazeta italiane, Corriere dello Sport, raporton se tashmë veçse janë mbajtur negociatat e para për një transferim të tillë mes drejtorit të Romës, Gianluca Petrarchit, dhe përfaqësuesit të Gotzes.

Ndërkohë, gazeta gjermane Bild sugjeron se sulmuesi nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në ligën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, MLS, apo në Katar, përkundër që në këto dy liga do të mundë të fitonte më shumë para.

Gotze preferon ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A me Romën, pasi që mendon se aty ai do të ketë mundësi të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit dhe ta dëshmojë veten.

Përfaqësuesi gjerman ka pasur vështirësi me probleme të shumta gjatë viteve të fundit, që ia kanë pamundësuar atij ta arrijë potencialin të cilin e kishte treguar në fillim të karrierës. /Gazeta Express/