Një gol i hershëm i Scott McTominayt mjaftoi që Napoli të fitonte 1-0 në transfertë ndaj Cagliarit në Serie A.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe me Napolin që u ngjitë në vendin e dytë në tabelë – ndoshta përkohësisht.
McTominay dhe Kevin De Bruyne luajtën së bashku për herë të parë pas pothuajse pesë muajsh.
Skocezi McTominay shënoi për 1-0 dhe golin e vetëm të takimit, në minutën e dytë të ndeshjes.
Napoli dominoi pjesën më të madhe të takimit, ndërsa Cagliari nuk arriti të kthehej në lojë, duke vazhduar pa fitore për shtatë ndeshjet e fundit.
Napoli tani ka katër fitore radhazi dhe ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Cagliari mbetet në vështirësi me vetëm dy pikë të fituara në shtatë ndeshjet e fundit.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se Milani në vendin e tretë, teksa Interi është i pari me 68 pikë./GazetaExpress/