Goditja me bërryl që mund ta njollosë karrierën e bujshme të LeBron James - Gazeta Express

Goditja me bërryl që mund ta njollosë karrierën e bujshme të LeBron James

Basketboll

Gazeta Express

22/11/2021 20:47

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James u përjashtua nga ndeshja e së dielës ndaj Detroit Pistons për shkak se goditi me bërryl në fytyrë basketbollistin kundërshtar, Isaiah Stewart dhe është veprimi më i ulët që e ka bërë King James gjatë tërë karrierës së bujshme të tij.

Pavarësisht faktit se ai nuk ka reputacion për gjëra të tilla dhe faktit se në video shihet se mund të ketë qenë aksidentale, pasi të dy lojtarët po luftonin për të marrë topin, NBA pritet ta ndëshkojë rëndë LeBron James-in, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo goditje krijoi tollovi të madhe në parket, gjë e cila nuk ishte pare që nga viti 2004, kurse në ndeshjen mes Pistons dhe Indiana Pacers hynë edhe tifozët për t’u rrahur me basketbollistët. Ajo ditë kujtohet se ditë e zezë për sportin e basketbollit.

Stewart pati lëndime në fytyrë, teksa u desh ndihma e shumë bashkëlojtarëve, zyrtarëve të ndeshjes e trajnerëve për ta ndaluar atë, i cili po tentonte t’i hakmerrrej LeBron Jamesit. Ai “luftoi” me dy lojtarë para se hynë në mes mjaftueshëm persona për ta parandaluar një përleshes mes dyshes.

James sapo ishte rikther nga një mungesë prej tetë ndeshjeve për shkak të lëndimit dhe tani do të mungojë edhe më shumë, varësisht nga ndëshkimi që do t’i jape NBA.

Stewart gjithashtu do të penalizohet për veprimet e tij, që bien ndesh me kodin e NBA-së dhe Pistons do ta humbasin atë për disa ndeshje po ashtu. Ende mbetet e paqartë se kush do të ndëshkohet më shumë, me James që pretendon se goditja me bërryl ishte aksidentale.

LeBron James u përjashtua nga ndeshja për një veprim pothuajse të njëjtë, por do të jetë nata në Detroit ajo që do të mbetet në kujtesën e tifozëve.

Të gjithë atletët e mëdhenj kanë gabimet e tyre, por James tani në CV-në e tij do ta ketë edhe këtë ngjarje, e cila gati sa nuk shkaktoi përleshjen më të madhe në histori të NBA-së.

La Lakers gjithashtu janë në alajm për shkak të mungesës së lojtarit të tyre kryesor, pasi që gjatë kohës sa ishte i lënduar James, ata ishin në krizë rezultatesh. /Gazeta Express/