Gjysmëfinale fantastike, kush do të kalojë në finalen e madhe - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

05/02/2021 12:59

Gjysmëfinale fantastike, kush do të kalojë në finalen e madhe

Basketboll

Gazeta Express

05/02/2021 12:59

Sot është dita e ndeshjeve gjysmëfinale në Final 8 të Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë do të jetë shumë interesante mes rivalëve, Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët mundën Trepçën në një përballje shumë dramatike, kurse Therandasit e kishin më lehtë ndaj Bashkimit.

Kjo përballje pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin mes këtyre dy skuadrave, por edhe synimeve që kanë, sepse të dyja e dëshirojnë kualifikimin në finale dhe fitimin e këtij trofeu të çmuar në basketbollin e Kosovës.

Takimi tjetër do të vë përballë Ponte Prizrenin dhe Sigal Prishtinën. Këto dy skuadra u ndeshen edhe në xhiron e fundit të kampionatit, ku fitore shënuan prishtinasit dhe kjo bën që kjo ndeshje të jetë shumë interesante. Prizrenasit vetëm pas vazhdimeve eleminuan Vëllaznimin, kurse prishtinasit në një përballje dramatike mundën Pejën.

Orari

16:00 Rahoveci-Golden Eagle Ylli

19:00 Ponte Prizreni-Sigal Prishtina