Gjyqtari i hendbollit, Florent Cakiqi pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi - Gazeta Express
string(82) "gjyqtari-i-hendbollit-florent-cakiqi-pjese-e-misionit-te-kerkim-shpetimit-ne-turqi"

Gjyqtari i hendbollit, Florent Cakiqi pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi

Sport

Gazeta Express

13/02/2023 22:31

Florent Cakiqi është një prej gjyqtarëve perspektivë të hendbollit kosovar. Por, drejtimi i ndeshjeve të hendbollit aktualisht është i pamundur për gjyqtarin nga Drenasi.

Cakiqi është i angazhuar në misionin shumë fisnik të kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shumë të rëndë që e ka goditur këtë vend.

Lexo Edhe:

Cakiqi është ushtar i dalluar i FSK-së dhe pjesë e ekipit që po shquhet me punë shembullore në provincën Hatay në Turqi.

Misioni i FSK-së në Turqi po vlerësohet shumë lartë, ndërsa vepra e tij po çmohet nga të gjithë.

Federata e Hendbollit e Kosovës është shprehur se “është krenare që në mesin e saj ka anëtarë si Florent Cakiqi”.

FHK-ja gjithashtu ka shkruar se “Florentit dhe shokëve të tij i urojmë suksese tjera të mëdha në misionin që na bënë krenarë të gjithëve”. /Gazeta Express/