Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet - Gazeta Express
string(34) "gjykata-speciale-nuk-do-te-zhbehet"

Gazeta Express

20/09/2020 14:12

Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet

Gazeta Express

20/09/2020 14:12

Dhe ata që nuk po janë të kënaqur me prokurorin dhe hetuesin amerikan, a thua do të ishin më të kënaqur me prokurorin dhe hetuesin rus?

1.

Lexo Edhe:

Për gjithë ata që mendojnë që Gjykata Speciale mund të zhbëhet pas skandalit me dosje, mund t’ju them që kjo nuk do të ndodhë.

Në asnjë formë; as përmes Parlamentit e as përmes Gjykatës Kushtetuese.

Mos harroni, Gjykata Kushtetuese, e përbërë ekskluzivisht prej ndërkombëtarëve, është në kuadër të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

2.

Kam qenë kundër kësaj gjykate, për shkak se kam menduar dhe ende mendoj që deputetët dhe politikanët tanë, kanë mundur të negociojnë me faktorin ndërkombëtar, që në kuadër të Speciales, të gjykohen edhe krimet e dokumentuara të pushtetit serb në Kosovë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nuk e kanë arritur ta bëjnë.

E kanë votuar gjykatën kështu si është: Gjykatë kosovare, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë – me polici dhe me hetues të huaj.

Poashtu, edhe përkthyesit janë të huaj.

3.

Winston Churchill ka thënë: “Kur kalon nëpër ferr, mos u ndal”.

Ne jemi duke kaluar nëpër ferr. Tani nuk mund të ndalemi.

Në fakt, ky është proces i pandalshëm.

4.

Thellësisht besoj që po të mos votohej në Parlamentin tonë, do të gjendej forma që kjo Gjykatë të krijohet përmes OKB.

Dhe ata që nuk po janë të kënaqur me prokurorin dhe hetuesin amerikan, a thua do të ishin më të kënaqur me prokurorin dhe hetuesin rus?