Gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin, goditi për vdekje të atin me shkop - Gazeta Express
string(91) "gjykata-e-fierit-cakton-masen-e-sigurise-per-25-vjecarin-goditi-per-vdekje-te-atin-me-shkop"

Gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin, goditi për vdekje të atin me shkop

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 12:26

Ditën e sotme gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.

Ndërkohë bëjmë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

Lexo Edhe:

Mësohet se 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.

Goditja në kokë rezultoi fatale për 52 vjecarin Dhori Rapi, ndërsa që në fillim 25- vjecari e pranoi autorësinë e krimit pranë familjarëve të tij.

Të afërm të familjes kanë treguar se at e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor, madje djali kurohej shpesh.

Menjëherë pas ngjarjes 25 vjecari u arrestua nga policia e Fierit.