Gjithçka gati për Kampionatin e dytë dhe madhështor të Kosovës në Golf - Gazeta Express
string(70) "gjithcka-gati-per-kampionatin-e-dyte-dhe-madheshtor-te-kosoves-ne-golf"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/09/2021 14:30

Gjithçka gati për Kampionatin e dytë dhe madhështor të Kosovës në Golf

Sporte tjera

Gazeta Express

28/09/2021 14:30

Është gjithçka gati për fillimin e Kampionatit të dytë shtetëror të Kosovës në golf.

Drejtuesit e Federatës së Golfit të Kosovës, si organizatore e kësaj gare, ka mbajtur sot konferencë për shtyp, përmes së cilës i kanë shpalosur detajet e këtij kampionati.

Lexo Edhe:

Ata zbuluan se kjo gare prestigjioze do të mbahet më 2 tetor në Resortin e Golfit “Heitlinger Genussëelten në Ostringen” në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Në këtë Kampionat do të marrin pjesë rreth 55 lojtarë të Kosovës, të cilët do të udhëtojnë nga shtete të ndryshme të botës si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, Kosova dhe nga brenda Gjermanisë.

Federata e Golfit të Kosovës insiston se pjesëmarrja masive e garuesve do ta shndërrojë këtë ngjarje si Kampionatin më madhështor të organizuar ndonjëherë nga kjo Federatë. /Gazeta Express/