Gjinovci: Industria e qumështit është krenaria e Kosovës - Gazeta Express
string(55) "gjinovci-industria-e-qumeshtit-eshte-krenaria-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 18:27

Gjinovci: Industria e qumështit është krenaria e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 18:27

Ish-drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Valdet Gjinovci, në EURO n’T7 ka thënë se industria e qumështit në vend ka pasur shumë sfida gjatë viteve, por sot ka arritur që të mbulojë pjesën më të madhe të kërkesës së brendshme.

Sipas tij, investimet e bëra ndër vite në këtë sektor kanë bërë që qumështi dhe produktet e tjera ta zëvendësojnë një pjesë të madhe të prodhimeve të importuara, duke ofruar kualitet dhe cilësi të jashtëzakonshme.

Ish-drejtori ka komentuar edhe aksionin e fundit të AUV-it në qumështoren VITA, për të cilin tha se mund të bëhet, por se i njëjti ka mundur të kryhet edhe me vetëm dy apo tre inspektorë, apo që mostrat për analiza të merreshin edhe në markete të mëdha.

“Po e them prapë se kontrollet janë të nevojshme dhe janë realizuar edhe në të kaluarën, pa zhurmë, pa vëmendje, sepse është një punë që institucioni i AUV-it e ka bërë dhe e bën. Ato janë bërë me dy apo tre zyrtarë në tri apo katër qumështore. Industria e qumështit është lider në vend, që ka ndikuar dhe vazhdon të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Po ashtu, ka ndikuar në masë të madhe në zhvillimin e fermave nëpër Kosovë. Pra, kjo industri është konkurruese në treg, duke u bërë konkurrencë produkteve të importuara dhe me këtë duhet të krenohemi e ta mbështesim në të gjitha format, e jo ta godasim”, ka thënë Gjinovci.

Advertisement
Advertisement
Advertisement