Gjini në takim ambasadorin e Austrisë: Jemi të gatshëm për zhbllokim të ngërçit, kusht - një agjendë që garanton zhvillim e siguri kombëtare - Gazeta Express
string(136) "gjini-ne-takim-ambasadorin-e-austrise-jemi-te-gatshem-per-zhbllokim-te-ngercit-kusht-nje-agjende-qe-garanton-zhvillim-e-siguri-kombetare"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 15:39

Gjini në takim ambasadorin e Austrisë: Jemi të gatshëm për zhbllokim të ngërçit, kusht – një agjendë që garanton zhvillim e siguri kombëtare

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 15:39

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku tha se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjini ka bërë të ditur se e ka informuar ambasadorin austriak për gatishmërinë e Aleancës për të dhënë kontribut në tejkalimin e ngërçit institucional, por vetëm për një agjendë që, sipas tij, garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare.

“E njoftova ambasadorin se Aleanca është e gatshme të japë kontributin e saj në zhbllokimin e ngërçit institucional, por vetëm për një agjendë që garanton zhvillim dhe siguri kombëtare”, ka shkruar Gjini.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik.

“Falënderova ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës”, ka deklaruar Gjini.

Advertisement
Advertisement
Advertisement