Princi Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është "emri mbretëror" i djalit - Gazeta Express
string(79) "princi-leka-dhe-blerta-celibashi-behen-prinder-ky-eshte-emri-mbreteror-i-djalit"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 16:18

Princi Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është “emri mbretëror” i djalit

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 16:18

Princi Leka dhe princesha Blerta janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm (10 korrik 2026), ekzaktësisht në orën 05:30.

Lajmi u konfirmua edhe nga Erion Teli, ish-drejtori i komunikimit të familjes mbretërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregoi se e kishte parë orën pa pushim që nga agimi.

“Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, u shpreh Teli, duke treguar se ishte lutur që çdo gjë të shkonte mirë për princeshën.

Teli i dedikoi fjalë të ndjera princeshës Blerta, duke e falënderuar për përulësinë dhe durimin që ka treguar ndaj monarkistëve gjatë pritjes së ëmbël.

Ai e mbylli urimin me fjalët: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare”.

Ky moment i lumtur vjen pas martesës së tyre private në mars të këtij viti. Çifti e kishte bërë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa sot po festojnë ardhjen në jetë të trashëgimtarit të tyre të parë së bashku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement