Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë - Gazeta Express
string(75) "gjimnazistet-dyshohet-se-rrahen-brutalisht-nje-bashkemoshatare-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 7:24

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 7:24

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e as kur ka ndodhur, por megjithatë organet e rendit janë aktivizuar menjëherë.

Policia, për Klankosova.tv tha se dy nga katër të dyshuarat e përfshira në rast, tashmë janë identifikuar nga policia dhe pritet të intervistohen.

“Nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur rasti, por pamjet janë publikuar ditën e djeshme. Janë identifikuar dy nga katër të dyshuarat dhe nesër pritet që ato të intervistohen. Ky rast mbetet në shënim zyrtar, derisa ende nuk dihet se si do të vazhdohet me rastin”, deklaruan për Klankosova.tv nga Policia.

Klankosova.tv i ka siguruar edhe pamje nga rasti në fjalë.

Aty shihet se një grup vajzash, që sipas informatave jozyrtare besohet se janë gjimnaziste të klasave të 10-ta në Malishevë, sulmojnë brutalisht një vajzë tjetër të re në një objekt të pabanuar.

Gjithashtu, në një video tjetër, shihet se vajzat në fjalë, derisa janë duke u ngjitur shkallëve të këtij objekti, me të mbërritur në pushimoren e katit të parë, e shtyjnë me qëllim viktimën duke e hedhur në tokë nga një lartësi që dyshohet të jetë prej mbi 2 metrash.

Megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, pamjet nuk do te publikohen. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement