Gjiganti turk synon transferimin e Rey Manajt, pas formës fantastike që ai po kalon me Sivassporin - Gazeta Express
string(97) "gjiganti-turk-synon-transferimin-e-rey-manajt-pas-formes-fantastike-qe-ai-po-kalon-me-sivassporin"

Gjiganti turk synon transferimin e Rey Manajt, pas formës fantastike që ai po kalon me Sivassporin

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 21:46

Rey Manaj po shkëlqen këtë sezon në Turqi me skuadrën e Sivassporit.

Falë formës së tij mbresëlënëse, sulmuesi shqiptari ka tërhequr interesim nga gjiganti turk, Besiktas, aty ku luajnë Milot Rashica e Ernest Muçi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas mediumit nga Turqia, “Takvim“, Besiktasi ka në listë dy sulmues. Përveç Manajt, klubi është i interesuar edhe për Denis Dragus, i cili po luan si i huazuar te Gaziantep nga Standard Liege.

Sa i përket futbollistit nga Lushnja, ai këtë sezon ka shënuar 13 gola në 22 ndeshje në Superligën e Turqisë.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Sivassporin deri në verën e vitit 2026.

Trajneri portugez i Besiktasit, Fernando Santos, thuhet se i ka dhënë miratimin drejtuesve të klubit për të dy sulmuesit.

Drejtuesit e Besiktasit do të zhvillojnë së shpejti takime me klubet e përkatëse për të dy sulmuesit e përmendur.

Mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit nëse Rey Manaj do të vendosë për ndryshim të klubit, apo do të vazhdojë te Sivasspori – aty ku ka gjetur formën e tij më të mirë deri tash në karrierë. /Gazeta Express/