Alma Kaci gruaja që filmoi veten dhe ish kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi. Në argumentet e parashtruara, Alma Kaci pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje. Po ashtu në ankim thuhet se ajo ka një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71 vjecare.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit disa ditë më parë la në fuqi arrestin me burg për ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe atë të arrestit në shtëpi, për Alma Kaçin. Ndaj të dyve rëndon akuza për korrupsion, duke qenë se në filmimin e bërë publik, ata kanë biseduar më pas me njëri tjetrin për mbështetjen nga ana e Bashkisë së Kukësit të një projekti të paraqitur nga gruaja, për sterilizimin e qenve të rrugës.
Gjykata nuk ndryshoi masat e sigurisë ndaj tyre, ndonëse ish kryebashkiaku mohoi akuzën për korrupsion duke u shprehur se ai e ka marrë dënimin moral, por se nuk ka kryer asnjë vepër penale, përsa kohë projekti i propozuar nga Alma në bisedën e tyre pas konsumimit të aktit seksual, nuk ka marrë ndonjë miratim nga bashkia që ai drejtoi deri 10 ditë më parë, kur u bë publike dhe videoja.
/Gazeta Express