Raportet mes Gjestit dhe Stresit duket se kanë hyrë në një fazë të ftohtë, pas publikimit të videos virale ku reperi shfaqet në një skenë të afërt me Jozin.
Reagimi i parë publik i Gjestit ishte largimi i Stresit nga lista e ndjekësve në Instagram – veprim të cilin më pas e pasoi edhe Stresi, duke bërë të njëjtën gjë.
Por, duket se unfollow-i nuk ka qenë i vetmi sinjal që Gjesti kishte për të dhënë. Gjatë një koncerti të fundit, ai ironizoi hapur situatën duke thënë në skenë: “Sa puthje po vijnë, asnjë s’më puthi”, duke shkaktuar të qeshura dhe brohorima në publik. Një koment që shumë e lidhën drejtpërdrejt me momentin mes Stresit dhe Jozit.
Ndërkohë, Stresi ka reaguar më parë duke sqaruar se videoja ishte pjesë e një skenari promovues për një bashkëpunim muzikor me Jozin, duke mohuar çdo keqkuptim.
Megjithatë, ky sqarim nuk u prit mirë nga Gjesti, i cili ka zgjedhur distancimin dhe ironinë si përgjigje.
Vlen të kujtohet se gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother VIP Albania, Stresi ishte një nga përkrahësit e tij më të zëshëm, madje edhe organizoi një protestë në shenjë mbështetjeje, raporton Telegrafi.
Kjo e bën akoma më të dukshme ndryshimin në marrëdhënien mes tyre.
Në pritje të bashkëpunimit të paralajmëruar mes Stresit dhe Jozit, mbetet për t’u parë nëse këto tensione do të zbuten apo do të thellohen edhe më tej.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...