Gjermania shënon rënie të madhe të rasteve të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(67) "gjermania-shenon-renie-te-madhe-te-rasteve-te-reja-te-koronavirusit"

Gazeta Express

31/05/2020 8:15

Gjermania shënon rënie të madhe të rasteve të reja të koronavirusit

Gazeta Express

31/05/2020 8:15

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Gjermani janë shënuar 286 raste të reja të koronavirusit, mbi 450 më pak se një ditë më parë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin e ri në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181,482 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 11 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 8,500.

Të shtunën, në Gjermani u shënuan mbi 730 raste të reja të infektimeve. Sidoqoftë, rënia e madhe e numrit ditor të rasteve mund të ketë ardhur edhe si pasojë e “efektit të fundjavës”, kur zakonisht bëhen më pak testime.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar me koronavirus, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Spanja e Italia.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë. Pritet që në fillim të qershorir vendi të hapet edhe për udhëtime ndërkombëtare.