Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Ymeri-Vitisë: Pse nuk po ndrrohen çarçafat e shtrati, por po vizllojnë teshat e tua të katit - Gazeta Express
string(131) "gjendja-ne-kliniken-e-pediatrise-ne-qkuk-ymeri-vitise-pse-nuk-po-ndrrohen-carcafat-e-shtrati-por-po-vizllojne-teshat-e-tua-te-katit"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2026 10:09

Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Ymeri-Vitisë: Pse nuk po ndrrohen çarçafat e shtrati, por po vizllojnë teshat e tua të katit

Lajme

Gazeta Express

13/07/2026 10:09

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar në lidhje me një postim që një nënë e ka bërë mbrëmë, duke publikuar fotografi ku shihet gjendja e rëndë në Klinikën e Pediatrisë në QKYK.

Ymeri ka thënë se kjo Qeveri është e korruptuar dhe se institucionet po menaxhohen katastrofë, por ministrat sipas saj kanë paraqitje të kuruar.

“Spitalet pa çarçafa e pa kurfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi. Ftoj ministrin të krahasoj pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit. Pyetja është pse nuk po ndrrohen për fëmijet çarçafat e shtrati, por po vizllojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, ka shkruar Ymeri në rrjetin social Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement