Gjenden rreth 200 mijë euro në Malishevë - Gazeta Express

Gjenden rreth 200 mijë euro në Malishevë

Gazeta Express

21/10/2020 17:46

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar në Malishevë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur rreth 200 mijë euro, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës në Malishevë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe një m/k, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre, i është gjetur dhe sekuestruar 160.000 funta angleze dhe 26.000 euro para, për të cilat, të dyshuarit nuk kanë dëshmuar dokument për prejardhjen e tyre”, njofton policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është sekuestruar edhe vetura përkohësisht”, thekson policia./Express/