Giroud: Interin e kisha prioritet - Gazeta Express
string(32) "giroud-interin-e-kisha-prioritet"

Giroud: Interin e kisha prioritet

Gazeta Express

28/03/2020 21:53

Sulmuesi francez i Chelseat, Olivier Giroud, e ka zbuluar se e kishte prioritet transferimin në Inter gjatë afatit kalimtar të verës dhe se Lazio kishte bërë gjithçka për ta bindur atë të largohet nga Londra, ku në fund u vendos të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.

Interi kishte arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez të Chelseat, përderisa edhe Lazio e Tottenhami kishin shprehur interesim për fituesin e Kupës së Botës me Francën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chelsea në fund preferoi ta mbajë Giroud në skuadër dhe s’e pranoi ofertën e Interit, pasi që nuk arriti ta sigurojë transferimin e ndonjë sulmuesi tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit. Anësori i Ajaxit, Hakim Ziyech, nënshkroi marrëveshje për t’iu bashkuar Chelseat gjatë verës dhe kjo e kishte vënë edhe më në dyshim të ardhmen e Giroud.

“Në janar, unë e pashë vetën larg nga Chelsea. I kisha gjashtë muaj të komplikuar para vetës. Për këtë arsye dëshiroja të ndryshoja ambient. Tentova të largohem në janar. Gjithçka ishte drejt finalizimit, por në fund Chelsea s’donte të më linte të largohesha”, ka thënë Giroud.

“Unë mund të largohesha vetëm nëse ata e gjenin ndonjë zëvendësues për mua. Unë shpresoja se do të largohesha më 31 janar. Të gjithë e dinin se projekti sportiv i Interit më interesonte më së shumti. Përveç atyre, edhe Lazio dhe Tottenhami u interesuan për mua”.

“Në një pikë, pyetja ishte se ku doja të luaja unë. Fola me Antonio Conten në telefon, ai më ka njohur që kur më mori në Chelsea dhe kjo ishte një epërsi për mua. Për më tepër, Interi luante në Ligën e Kampionëve dhe është klub i mrekullueshëm”.

“Në anën tjetër, Lazio bëri gjithçka, absolutisht gjithçka për të më marrë. Madje erdhën edhe në Londër për të tentuar diçka, por transferimi u bllokua”. /Gazeta Express/